FOTOT/ Njihuni me fshatrat më të bukur në botë
Transmetuar më 26-05-2021, 00:04

Shumë nga ne i duan qytetet për personalitetin e tyre, jetën kulturore dhe argëtimin.

Megjithatë, në botë ka shumë fshatra me pamje të bukur që do t’iu lënë pa fjalë me bukurinë e tyre të mahnitshme.

Pra, pse të mos i shohim disa prej tyre tani?

Bilbury, Angli

I ndërtuar në shekullin e 14-të, shtëpitë prej guri përgjatë Arlington Road janë objektet më të fotografuara në këtë fshat piktoresk. Fshati Bilbury ndodhet në zonën e Cotswold Hills, në Oxfordshire dhe Gloucestershire. Shkrimtari William Morris një herë e quajti “fshatin më të bukur në Angli”. Vend vërtet i mrekullueshëm!

Lauterbrunnen, Zvicër

Nëse është hera jote e parë në Zvicër, harroje Zyrihun dhe vende të tjera që vizitohen nga turistët dhe shko menjëherë tek ky fshat i adhurueshëm, në pjesën jugore të vendit. Lauterbrunnen është një fshat i vjetër, akoma i vogël, në afërsi të akullnajave më të famshme në Europë si Tschingelhorn dhe Rottal Gletscher.

Shirakawa, Japoni

I pozicionuar jo shumë larg nga qyteti i Takayama,  ky fshat i Japonisë është në listën e trashëgimisë së UNESCO. Fshati Shirakawa është pjesa më me borë e Japonisë. Fshati ndodhet  në një zonë që është pothuajse plotësisht e mbuluar me pyje të dendura. Kur mbulohet me borë, çatitë e shtëpive u ngjajnë duarve të bashkuara në lutje.

Goreme, Turqi

Edhe ky fshat shumë i veçantë është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Çfarë e bën këtë fshat në Turqi kaq unik? I gjithë territori i fshatit është një park Kombëtar. Fshati u bë i famshëm për turistët, falë formacioneve shkëmbore të pazakonta të tij.

Chimayo, New Mexico, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ky fshat në New Mexico ngjason me Flintstones. Ndoshta për shkak të kasolleve prej balte, por cilado qoftë arsyeja, ky fshat misterioz është shtëpia e Zotërve të Amerikës së Veriut (Lourdes of North America). Kisha e bërë nga balta thuhet se ka fuqi shëruese.

Cua Van, Vietnam

Fshati Cua Van në Vietnam është gjithashtu i njohur si “fshat lundrues”. Cua Van ka një popullsi prej më shumë se 700 banorë të cilët jetojnë në shtëpi lundruese dhe e sigurojnë jetesën e tyre nga peshkimi dhe turizmi.

Gasadalur, Ishujt Faroe

Nuk është aq e lehtë të shkosh tek ky fshat piktoresk, por nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se si është të jetosh në një nga vendet më të largëta në Tokë, vizitoni Gasadalur. Jetojnë vetëm 18 persona në fshat. Kjo tregon sa i largët është. Tërheqja kryesore është padyshim ujëvara ikonike Mulafossur.

 Hallstatt, Austri

Ky fshat është pa dyshim më i bukuri në Austri dhe madje edhe në Europë. Njerëz nga e gjithë bota shkojnë atje për t’u kënaqur nga pamjet më të mira Alpine. Hoher Dachstein, një mal karstik austriak, Salzkammergut, minierat e kripës, dhe shumë vende të tjera ikonike për të përmbushur bukurinë e vërtetë të Alpeve./noa.al