Transmetuar më 06-06-2021, 08:47

Një shtresë e trashë, e lëmuar, materie e ngjashme me mukusin po përhapet përgjatë Detit Marmara afër Stambollit, duke dëmtuar jetën turistike, detare dhe industrinë e peshkimit.

Është mukoza detare, një llum i gjelbër që formohet kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit. Ekspertët fajësojnë ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

Ajo u gjet për herë të parë në Turqi në 2007, por është zbuluar gjithashtu në Detin Egje pranë Greqisë.

Shpërthimi i fundit i Turqisë përgjatë zonave të mëdha të detit Marmara, i cili lidh Detin e Zi me detin Egje, besohet të jetë më i madhi në histori dhe po shkakton dëme për komunitetet lokale

Presidenti turk reagoi dje për këtë dëmtim të detit turk dhe u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për të shpëtuar detin Marmara dhe brigjet që ai lag nga ndotja që e ka përfshirë ditët e fundit

Ai tërhoqi vëmendjen se konsumi i pakufizuar dhe mentaliteti për dominim ndaj natyrës sërish i ka shkaktuar dëmin më të madh njeriut, mjedisit dhe të ardhmes.

"Detet e ndotura, tharja e burimeve ujore, pakësimi i pranisë së pyjeve, tokat që po bëhen joprodhuese në mbarë botën përbëjnë një kërcënim për të gjithë ne. Për këtë arsye, për një botë të jetueshme duhet të rregullohet pikëpamja jonë për natyrën, mjedisin dhe jetën. Mbrojtja e mjedisit është çështje e përbashkët e të gjithë individëve, të gjitha vendeve dhe gjithë njerëzimit", tha Erdoğan.