Transmetuar më 09-06-2021, 23:25

Bota e egër na dhuron jo pak here të papritura.

Luani konsiderohet si “Mbreti i Kafshëve” por ka raste edhe kur nuk mund të jetë i tillë.

Këtë e tregojnë disa fotografi të kapura së fundmi.

Një luan, ka tentuar të kapë një buall, por është ‘frikësuar’ së tepërmi kur në mbrojtje të kafshës është vënë e gjithë tufa.

Në këto kushte, luani, për të shpëtuar, është ngjitur menjëherë në pemë dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë ashtu.

Fotografia është realizuar nga fotografi Olav Thokle, në Kenia.

Ky i fundit tha:

“Një grup prej katër luenjsh, fillimisht u përpoqën të kapnin një buall, por kafsha me brirë e nuhati situatëm dhe kërkoi ndihmën e tufës.

Buajt më të fuqishëm të tufës u nisën drejt grupit të luenjve.

Tre prej tyre u larguan me shpejtësi, ndërsa i katërti, u ngjit në pemë për të shpëtuar.

Ishte një pamje vërtetë qesharake”.