Transmetuar më 13-07-2021, 14:39

Një studim i ri i Comscore ka zbuluar disa statistika interesante për aplikacionet më të përdorura në Android dhe iOS.

Nëse mendoni se aplikacionet më të përdorura janë ato të rrjeteve sociale, e keni gabim.

Facebook dhe Instagram si dhe Twitter renditen të dytat më të përdorurat dhe pas tyre janë aplikacionet e blerjeve si Amazon.

Por në vendin e parë si aplikacioni që përdoret më shumë është Calculator.

Përdoruesit shfrytëzojnë më së shumti makinën llogaritëse në celularin e tyre, vihet në dukje në kërkimin e të dhënave që publikoi Comscore.

Sa për aplikacione të tjera si Health dhe Pay, ato renditen goxha më larg.

Ndërsa para këtyre është aplikacioni i postës elektronike.