Transmetuar më 29-09-2021, 09:34
Euronews Travel dëshiron që ne të ëndërrojmë pak. Po sikur të mund të blinit një ishull privat me të njëjtin çmim të një apartamenti në Europë? Më poshtë janë disa vende pushimesh që mund të kushtojnë më pak se një apartament me dy dhoma gjumi në Spanjë, me hapësira të mëdha dhe një sërë karakteristikash të tjera. Çdo pronë këtu është e përfshirë në Private Island Magazine e cila zotëron një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë. 6. Ishulli Big Tancook, Skocia e Re -56,898 € Ishulli Big Tancook është në të vërtetë në treg si një ngastër ishulli, gjë që mund të thotë se mund të blini një pjesë të ishullit për një kompleks familjar, një hotel apo një kamping. Një hapësirë në këtë provincë kanadeze është fantastike për ata që pëlqejnë jetën e thjeshtë. Bregdeti shkëmbor dhe liqenet e izoluar janë shumë të dashur për peshkatarët, disa prej të cilëve përbëjnë grupin e vogël prej 125 banorësh që jetojnë atje. 5. Ishulli Danhattan, SHBA – 263,281€ Ëndërrimtarët e shtëpive prej druri nuk kërkojnë më tej. Ishulli Danhattan në Connecticut është gati me një chalet (shtëpizë prej druri) që mund të mirëpresë tetë persona. Toka gjysmë hektar ndodhet në Ashland Pond, dhe blerësit kanë përparësi në portet e ankorimit aty, pasi marrëveshja përfshin edhe një varkë. Po, një varkë e tërë! 4. Ishulli Majestic, SHBA- 274,982 € Liqeni Beaver Dam në Wisconsin është shtëpia e më pak se 26 ishujve me emra origjinalë në gjithë shtrirjen e tij prej 6,718 hektarësh. Majestic është ndoshta nga më absurdët, por a ka me të vërtetë rëndësi kjo kur je i ulur në këtë hapësirë të pamat të ishullit privat? Majestic është vendi ideal për të bërë aktivitete të qeta, i rrethuar nga jeta e kafshëve të Beaver Dam. 3. Ishulli Bocal, Nikaragua – 292,535 € Këtu po hyjmë në një territor resorti. Ky ishull përfshin edhe një shtëpi për miqtë me dy dhoma gjumi, një shtëpi për ata që kujdesen, një pishinë fantastike, një urë prej çimentoje dhe kilometra të tërë plazhe me rërë Në të vërtetë duhej të kishte një çmim më të lartë, për shkak të sipërfaqes dhe klimës së mrekullueshme tropikale të Nikaraguas. Ndërkohë pronari po bën një sërë punimesh rinovuese në strukturat e ishullit, për këtë arsye, blerësi me fat në të ardhmen do të ketë shumë gjëra se çfarë të presë. 2. Isla Carabana Sol, Panama – 336,782 € Ky vend plotësohet me një mol për ankorimin e varkave me vela, një vend për motoskafë dhe një pronë me dy apartamente më vete. Me shumë gjasa është projektuar nga njerëz që kanë festat në mendje, për shkak të karakteristikave shtesë: një urë e ngritur për të bërë barbekju, një vaskë me hidromasazh, një shtëpizë tiki, një plazh privat me rërë dhe një lagunë private me ujë të kthjellët. Për të mos u ndier të izoluar nga bota, ishulli ofron edhe sinjal të mirë Wifi dhe për telefonin dhe ndodhet në një distancë të shkurtër me varkë nga bare dhe restorante të shumta. 1. Ishulli Iguana, Nicaragua – €396,951 Ishulli më i shtrenjtë nga kërkimet tona ka 5 hektarë plazhe me rërë të bardhë dhe pyje tropikale ku bie shumë shi, me palma kokosi dhe pemë banane, në një privatësi maksimale. Prona përfshin një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe dy banja, një verandë të bukur, një dhomë ngrënie, një bar, një zonë për ndenjjen si dhe akomodimin për personelin. Gjithashtu është edhe një shëtitore që shtrihet përgjatë ishullit dhe një kullë vrojtimi. Të gjitha me çmimin e një studio apartamet (apartament me një hapësirë të vetme, të madhe, ku ndërthuren dhoma e ndenjjes, ngrënies dhe ajo e gjumit) në Paris, Londër apo Romë.

Euronews Travel dëshiron që ne të ëndërrojmë pak. Po sikur të mund të blinit një ishull privat me të njëjtin çmim të një apartamenti në Europë?

Më poshtë janë disa vende pushimesh që mund të kushtojnë më pak se një apartament me dy dhoma gjumi në Spanjë, me hapësira të mëdha dhe një sërë karakteristikash të tjera. Çdo pronë këtu është e përfshirë në Private Island Magazine e cila zotëron një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë.

6. Ishulli Big Tancook, Skocia e Re -56,898 €

Ishulli Big Tancook është në të vërtetë në treg si një ngastër ishulli, gjë që mund të thotë se mund të blini një pjesë të ishullit për një kompleks familjar, një hotel apo një kamping. Një hapësirë në këtë provincë kanadeze është fantastike për ata që pëlqejnë jetën e thjeshtë. Bregdeti shkëmbor dhe liqenet e izoluar janë shumë të dashur për peshkatarët, disa prej të cilëve përbëjnë grupin e vogël prej 125 banorësh që jetojnë atje.

5. Ishulli Danhattan, SHBA – 263,281€

Ëndërrimtarët e shtëpive prej druri nuk kërkojnë më tej. Ishulli Danhattan në Connecticut është gati me një chalet (shtëpizë prej druri) që mund të mirëpresë tetë persona. Toka gjysmë hektar ndodhet në Ashland Pond, dhe blerësit kanë përparësi në portet e ankorimit aty, pasi marrëveshja përfshin edhe një varkë. Po, një varkë e tërë!

4. Ishulli Majestic, SHBA- 274,982 €

Liqeni Beaver Dam në Wisconsin është shtëpia e më pak se 26 ishujve me emra origjinalë në gjithë shtrirjen e tij prej 6,718 hektarësh. Majestic është ndoshta nga më absurdët, por a ka me të vërtetë rëndësi kjo kur je i ulur në këtë hapësirë të pamat të ishullit privat? Majestic është vendi ideal për të bërë aktivitete të qeta, i rrethuar nga jeta e kafshëve të Beaver Dam.

3. Ishulli Bocal, Nikaragua – 292,535 €

Këtu po hyjmë në një territor resorti. Ky ishull përfshin edhe një shtëpi për miqtë me dy dhoma gjumi, një shtëpi për ata që kujdesen, një pishinë fantastike, një urë prej çimentoje dhe kilometra të tërë plazhe me rërë Në të vërtetë duhej të kishte një çmim më të lartë, për shkak të sipërfaqes dhe klimës së mrekullueshme tropikale të Nikaraguas. Ndërkohë pronari po bën një sërë punimesh rinovuese në strukturat e ishullit, për këtë arsye, blerësi me fat në të ardhmen do të ketë shumë gjëra se çfarë të presë.

2. Isla Carabana Sol, Panama – 336,782 €

Ky vend plotësohet me një mol për ankorimin e varkave me vela, një vend për motoskafë dhe një pronë me dy apartamente më vete. Me shumë gjasa është projektuar nga njerëz që kanë festat në mendje, për shkak të karakteristikave shtesë: një urë e ngritur për të bërë barbekju, një vaskë me hidromasazh, një shtëpizë tiki, një plazh privat me rërë dhe një lagunë private me ujë të kthjellët. Për të mos u ndier të izoluar nga bota, ishulli ofron edhe sinjal të mirë Wifi dhe për telefonin dhe ndodhet në një distancë të shkurtër me varkë nga bare dhe restorante të shumta.

1. Ishulli Iguana, Nicaragua – €396,951

Ishulli më i shtrenjtë nga kërkimet tona ka 5 hektarë plazhe me rërë të bardhë dhe pyje tropikale ku bie shumë shi, me palma kokosi dhe pemë banane, në një privatësi maksimale. Prona përfshin një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe dy banja, një verandë të bukur, një dhomë ngrënie, një bar, një zonë për ndenjjen si dhe akomodimin për personelin. Gjithashtu është edhe një shëtitore që shtrihet përgjatë ishullit dhe një kullë vrojtimi. Të gjitha me çmimin e një studio apartamet (apartament me një hapësirë të vetme, të madhe, ku ndërthuren dhoma e ndenjjes, ngrënies dhe ajo e gjumit) në Paris, Londër apo Romë.