Transmetuar më 25-12-2021, 12:10

Kishte mbushur çantën plot me drogë, bie në prangat e policisë.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar shtetasin A.O. 37 vjeç nga Gostivari.

Autori është kapur me 5 kilogramë kokainë, me vlerë 200 mijë euro.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike është sekuestruar në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’ në Shkup.

Droga ishte vendosur në një çantë shpine.

Nga kontrolli në çantën u gjet se heroinaa ishte e paketuar në nëntë pako.

Autori është marrë në pyetje për të zbuluar origjinën e drogës dhe destinacionin e saj.