Transmetuar më 06-01-2022, 23:32

Shumë prej nesh besojnë se muaji në të cilin kemi lindur ka një rëndësi të madhe për personalitetin e secilit prej nesh.

Njerëzit e lindur në muajin janar janë mjaft unikë dhe të suksesshëm për disa arsye.

Ata kanë më shumë sens humori se të tjerët, shumë janë egocentrikë dhe përgjithsisht janë të guximshëm dhe të pjekur.

Janë shumë të qetë. Rezultatet e një studimi zbuluan se foshnjat e dimrit janë më të mirë dhe më pak të irritueshëm sesa shokët e tyre të lindur gjatë muajve të verës.

Shpesh bëhen yje sportiv. Sipas një studimi, në Ligën Australiane të Futbollit, një e treta e lojtarëve kanë lindur në janar.

Profesioni i tyre i ardhshëm mund të jetë mjek. Shumica e mjekëve të përgjithshëm, thonë hulumtimet kanë lindur në muajin e parë të Vitit të Ri.

Mund të bëhen të famshëm. Një studim i botuar në ”Journal of Social Sciences” thotë se numri më i madh i të famshmëve në horoskop janë Ujor. Kjo do të thotë se ata kanë lindur në fund të janarit, më saktësisht midis 20 janarit dhe 18 shkurtit.