Transmetuar më 03-02-2022, 09:47

Eksportet e makinave të Kinës arrijnë në 2 milionë në vitin 2021

Eksportet e automobilëve të Kinës u dyfishuan nga viti në vit në afro 2.02 milionë njësi në vitin 2021, treguan të dhënat më të fundit nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Vitin e kaluar, eksportet totale të vendit për vitin tejkaluan 2 milionë njësi për herë të parë. Eksportet e automjeteve të reja të energjisë raportuan një rritje të trefishtë nga viti në vit, duke arritur në 310.000 njësi, bën të ditur noa.al duke cituar “Xinhua”.

Nga totali, eksportet e makinave të pasagjerëve qëndruan në 1.61 milionë njësi, 1.1 herë më shumë se një vit më parë dhe eksportet e automjeteve komerciale u rritën me 70.7 për qind në 402.000 njësi.

Vetëm në dhjetor, prodhuesit e automjeteve të vendit eksportuan 223.000 makina, 11.4 për qind më shumë se muajin paraardhës dhe 54 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të dhënat.