Transmetuar më 17-02-2022, 08:22

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për festën e pavarësisë.

‘MIRËMËNGJESUrime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës’– shkruan Rama në Facebook.

Shpallja e pavarur e Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.