Transmetuar më 10-03-2022, 14:15

Sikur të mos mjaftonte çmimi i karburanteve dhe bukës, rritet me shpejtësi marramendëse edhe çmimi i vajit.

Një realitet i tillë konstatohet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Burime informuan Noa.al nga Kosova se çmimi i vajit varion nga 3 deri në 4 euro për litër.

Vetëm një ditë më parë çmimi ishte rreth 1.60 euro.

Autoriteti i Konkurrencës po kontrollon çmimet për të parandaluar abuzimin nga tregtarët.