Transmetuar më 19-04-2022, 15:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndryshon mjet. Rama duket se ka vendosur të mos e përdorë më makinën 500 mijë dollarëshe të markës “GMC Custom Luxury Vehicle” u pa të lëvizte pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Fotot e publikuara nga LSA tregojnë kryeministrin Rama që largohet nga mbledhja me grupin parlamentar me një mjet tjetër. Bëhet fjalë për një të markës “Mercedes Benz”.

“GMC Custom Luxury Vehicle” u mor me qira nga Partia Socialiste për kreun e Qeverisë. Mjeti kishte dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sedilje italiane e rimeso me dru arre origjinale. Vlera e saj shkonte 500 mijë dollar.