Transmetuar më 21-04-2022, 18:13

Bruksel- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha më 21 prill se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.

Miroslav Lajçak ka arritur t’i bindë palët që të ulen në tryezën e përbashkët.

Petar Petkoviç, nga pala serbe dhe Besnik Bislimi nga ajo kosovare nuk janë takuar së bashku që nga vera e kaluar.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për shkëmbimin e të dhënave arkivore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga delegacioni i Kosovës në Bruksel.