Transmetuar më 08-05-2022, 18:00

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 735 testime, ndërkohë që kanë TIRANË– Një 75-vjeçar nga Përmeti ka ndërruar jetë pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 735 testime, ndërkohë që kanë rezutuar pozitivë 25 persona, shumica nga Tirana. Ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, të injektohen me dozën e radhës.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 735 testime, 25 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit Situata: Janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh. Janë 286 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Maj 2022)

Raste të reja ditore 25 Të shëruar në 24 orë 22 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 735

Testime totale 1,812,882 Raste pozitive 275,366 Raste të shëruara 271,583 Raste Aktive 286 Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169 Fier 35 Vlorë 31 Korçë 11 Shkodër 9 Durrës 9 Lezhë 8 Elbasan 7 Berat 3 Kukës 2 Gjirokastër 2