Transmetuar më 12-05-2022, 14:47

Ndërsa nuk ka asnjë burim rinie të përhershme ose ndonjë sekret për t’u bërë 100-vjeçar, ata që janë të interesuar për mekanikën e jetëgjatësisë sigurisht që kanë një ose dy gjëra për të mësuar nga Motra André, gruaja më jetëgjatë në botë.

Në një intervistë të fundit me CNN, motra André, një murgeshë 118-vjeçare, e cila i mbijetoi edhe Covid-19 dhe jeton në jug të Francës, e befasoi intervistuesin duke zbuluar se ajo ka dy sekrete që e ndihmojnë për ta mbajtur të begatë.

2 VESET E GRUAS MË TË GJATË NË BOTË – Motra André rrëfeu se nuk mund të jetojë pa çokollatë dhe verë. Dy vese të vogla që ia lejon vetes shpesh, por me masë. Duke pasur parasysh moshën e saj, shumë kanë pyetur veten nëse preferencat ushqimore dhe jetëgjatësia befasuese janë të rastësishme. Ose nëse çokollata dhe vera e mbrojnë vërtet atë nga plakja.

HISTORIA E MOTRËS ANDRÈ – Nga libri i rekordeve Guinness mësojmë se motra André, e njohur ndryshe si Lucile Randon, lindi në Francë më 11 shkurt 1904. Në rininë e saj ajo punoi si mësuese, kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, ajo mori betimet dhe emrin e motrës Andrè.

Kështu, ajo kaloi 28 vite duke punuar me jetimët dhe të moshuarit në një spital në Vichy, Francë. Një qëllim fisnik që duket se i ka forcuar shpirtin, duke e bërë rezistente ndaj stresit, deri në atë pikë sa e ka bërë të arrijë rekordin e gruas më jetëgjatë në botë, pas vdekjes së fundit të japonezes Kane Tanaka.

DIETA PËR JETËGJETËSINË E MOTRËS ANDRE – Kur u pyet se çfarë ha çdo ditë, drejtuesit e shtëpisë së të moshuarve ku ajo jeton zbuluan se motra Andrè ka shije të thjeshta dhe ha gjithçka, por i pëlqejnë veçanërisht ëmbëlsirat dhe çokollata. Herë pas here ajo pi një gotë verë të kuqe, e cila, sipas punonjësve të shëndetësisë, duket se është sekreti jetës së saj të gjatë".

ÇOKOLLATA DHE VERA, SHKAQET  E JETËGJËSTËSISË? – Përgjigja është… po, të paktën pjesërisht. Në fakt, shkenca na thotë se antioksidantët e pranishëm në kakao ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ, i cili gjeneron inflamacion në trup dhe tru. Por nuk vlen për çdo lloj çokollate.

Duke qenë se kakaoja ka këto efekte pozitive, sa më e lartë të jetë përqindja e saj, aq më shumë çokollata do të jetë e dobishme për shëndetin, nëse merret në sasi të moderuara. Për këtë arsye, nutricionistët ju ftojnë të zgjidhni çokollatën e zezë nga 70% e lart dhe ta hani me moderim.

Edhe kur bëhet fjalë për verën, moderimi është i rëndësishëm. Disa studime kanë treguar se përmbajtja e lartë e antioksidantëve të verës, kur konsumohet në sasi të vogla, ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe madje edhe disa formave të kancerit.