Transmetuar më 22-05-2022, 20:30

Ohër – Një burrë 64-vjeçar nga Mitrovica, është gjetur pa shenja jete në një hotel në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Viktima është R.T., 64 vjeç, banor në Mitrovicë, Kosovë, raporton noa.al.

Policia lokale tha se mori një telefonatë nga hoteli në Ohër, pasi në një nga dhomat ishte gjetur i vdekur klienti nga Kosova.

Prokuroria tha se nuk është e qartë për rrethanat e vdekjes së të ndjerit ndaj trupi është dërguar për ekspertizë mjekoligjore. /noa.al