Transmetuar më 26-05-2022, 11:44

Kosovë- Policia e Kosovës ka arrestuar këngëtarin kosovar Alban Shehu.

Mësohet se dje këngëtari Shehu sulmoi policinë, pasi e gjobitën për kundërvajtje në trafik.

Ndërkohë që bëhet me dije gjithashtu se 42-vjeçari ishte në gjendje të dehur. Kjo ka bërë që ai të mos japë asnjë deklaratë në komisariat.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit Albani është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Alban Shehu është këngëtar i njohur në Kosovë. Ai ka disa albume me këngë popullore.