Transmetuar më 21-06-2022, 12:07

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama takoi edhe reperin Mozzik gjatë vizitës në Kosovë.

Lidhur me këtë takim reperi nuk ka kursyer lëvdatat për Kryeministrin shqiptar duke e cilësuar atë si ‘strateg’ të gjeneretës së tij.

Mozzik ka postuar në Instagram një foto nga takimi.

“Mendimet dhe pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshme. Por, strateg më të madh e të mençur se Edi Rama, të paktën gjenerata ime nuk e ka mbërritur. Qe thojnë do pleq: I përpiktë.” -shkruan Mozzik krah postimit.