Transmetuar më 23-06-2022, 11:06

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërthyer’ para gazetarëve bullgarë ndërsa po shkonte të merrte pjesë në samitin në Bruksel. Rama u ndal të jepte një prononcim për ta, por e nisi duke thënë se ata ishin një vend turpi që kishin marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama shtoi se kjo gjë po ndodhte, ndërkohë që po zhvillohet një luftë e nxehtë në Evropë dhe 26 vendet e tjera të BE-së vetëm vëzhgojnë.

"O, Bullgaria, ju jeni lëmsh djema, jeni shumë lëmsh dhe është shumë turp. Është një turp që një vend i NATO-s të marrë peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë dhe nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!"- tha Rama para mediave bullgare.