Transmetuar më 05-07-2022, 11:14

Kosovë- Rritje drastike e çmimeve të mallrave ushqimorë, frutave dhe perimeve edhe në Kosovë.

Rritja e çmimit të karburanteve është reflektruar menjëherë.

Pak javë më parë 1 kg vaj shkoi 4 euro ndërkohë që ishte tregtuar me rreth 1,90 euro. E njëjta gjë mund të thuhet për spinaqin.

Nga një vështrim në një market në lagjen ‘1 maji’ në Prishtinë shihet se çmimi për 1kg spinaq ka shkuar në 3,99 euro.

Rrritja e çmimeve i atribuohet më së shumti luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që vendet e BE-së, të cilave ju bashkangjit dhe Kosova, kanë vendosur ndaj Rusisë, e cila është një ndër furnizuesit kryesorë me gaz dhe drithëra.