Transmetuar më 25-07-2022, 14:33

Kosovë- Ish- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndodhet për gjykim në Hagë.

Altin Krasniqi, djali i tij, do të celeborjë ditën e sotme martesën me partneren.

Megjithatë, në ditën më të rëndësishme për të birin, Krasniqi nuk mund të jetë me të për shkak se ai ndodhet në paraburgimin Hagës.

Altin Krasniqi ka emocionuar me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se babai është gjithmonë afër tij në zemër, ndërsa pozon pranë një portreti të ish-kryeparlamentarit.

Krasniqi po mbahet në Hagë prej muajsh, si i akuzuar për krime të luftës, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi.