Transmetuar më 10-08-2022, 08:04

Arritja e shpejtësisë maksimale më të lartë është një sfidë globale në rritje. Këto janë 10 makinat më të shpejta në glob deri më tani. Dhe të gjithë ecin me mbi 400 km/h.

Bugatti

1. Bugatti Chiron Super Sport 300+ // 490.48 km/h

Këtë shpejtësi e ka arritur në vitin 2019, kur preku cakun prej 500 km/h, rekord që të gjithë e kanë në sy. Motori i tij W16 ofron jo më pak se 1600 kf.

SSC Tuatara

2. SSC Tuatara // 460.43 km/h

Kjo hipermakinë amerikane ka një motor 1250 kuaj fuqi. Supozohet se në disa teste, tashmë ka kaluar 500 km/h, por rekordi nuk është regjistruar zyrtarisht.

Koenigsegg Agera

3. Koenisegg Agera RS // 447.2 km/h

Marka suedeze është e fiksuar pas makinës më të shpejtë në botë. Kjo Agera ka një motor V8 biturbo prej pesë litrash dhe 1.160 CV.

Hennesey

4. Hennessey Venom GT // 435 km/h

Prodhuesi amerikan e pajisi këtë lloj Lotus Exige me një motor V8 6.2 litërsh, turbo, që ofron një fuqi prej 1244 kf.

Bugatti

5. Bugatti Veyron Super Sport // 430.98 km/h

Bugatti jetoi një epokë të artë në të cilën donte të ishte marka më e shpejtë me çdo kusht. Në vitin 2010 e arriti me 1200 CV të këtij Veyron Super Sport.

Bugatti

6. Bugatti Chiron // 420 km/h

Edhe pse është një model më i mëvonshëm se Veyron, ai ishte disi më i ngadalshëm, pavarësisht nga fakti se motori i tij W16 u rrit në 1500 kf. Ky lloj Bugatti Chiron arriti shpejtësinë maksimale prej 420 km/h.

Rimac

7. Rimac Nevera // 412 km/h

Makina elektrike më e shpejtë në botë ka një shpejtësi maksimale të miratuar prej 412 km/h, falë 1914 kuaj fuqi. Por, ka makina të tjera elektrike që së shpejti do t’ia heqin këtë pozicion nderi.

SSC

8. SSC Ultimate Aero TT // 411 km/h

Inicialet korrespondojnë me Shelby Super Cars. Në vitin 2007 e prpdhuan këtë makinë për të mposhtur Veyron falë motorit të saj V8 biturbo 1.199 kuaj fuqi. Tri vite më vonë, Veyron Super Sport ia rrëmbeu sërish rekordin.

Koenigsegg

9. Koenigsegg Regera // 410 km/h

U prezantua më 2015 si një edicion i kufizuar prej 80 njësive. Mekanika e tij ishte një biturbo V8 prej pesë litrash dhe 1500 CV. Përshpejtimi i tij është një nga më të shpejtët në botë: nga 0 në 400 km/h në më pak se 20 sekonda.

Bugatti

10. Bugatti Veyron // 407 km/h

Ishte modeli që nisi ethet për të shkuar mbi 400 km/h dhe për të tentuar të arrinte 500 km/h. Grupi Volkswagen (pronarët e Bugatti-t në atë kohë, sot kryesisht në pronësi të aksionerëve të Rimac) i dha atij një motor me më shumë se 1000 kf.