Transmetuar më 13-08-2022, 22:39

Kosovë- Publikohet foto pas plagosjes e Vali Corleones.

Ai është shfaqur për herë të parë publikisht pasi u plagos nga bashkëjetuesja 22 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjilan.

Ai ka lënë spitalin, ku po kurohej për shkak të plumbit që mori në këmbë.

Në fotografinë e siguruar nga mediat vendase, ai shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë.

Vali reagoi lidhur me ngjarjen, duke thënë se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar ta qëllonte.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës. Më kuptove qika ime e vogël. Kam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, u shpreh ai.