Transmetuar më 20-08-2022, 12:22

Një veçori e re e WhatsApp do t’ju bllokojë nga marrja e pamjeve të ekranit të mesazheve " View Once messages”. Ndryshimi i ri i aplikacionit pritet të dalë së shpejti. Kjo u njoftua në fillim të këtij muaji nga shefi i Meta dhe WhatsApp, Mark Zuckerberg, si pjesë e një tresheje karakteristikash të reja.

Ky modifikim është krijuar për të parandaluar përdoruesit të marrin pamje nga ekrani të mesazheve që synonin të fshiheshin. Dritarja përkatëse do t’ju thotë: "Pamja e ekranit u bllokua për privatësi të shtuar".

Siç zbulohet nga WABetaInfo, funksioni “View Once” do t’ju paralajmërojë: "Kjo është një foto ‘View Once’, kështu që është më private. Do të zhduket nga biseda pasi ta mbyllni. Gjithashtu, nuk mund ta ndani, përcillni, kopjoni, ruani ose bëni një pamje të ekranit".

Mjerisht, funksioni nuk është plotësisht “i papërshkueshëm nga uji”, siç u zbulua së fundmi nga “The Sun”. Dikush i interesuar thjesht mund të përdorë një pajisje tjetër për të bërë një foto ose video të ekranit. Pra, nuk ka asnjë mënyrë që WhatsApp ta ndalojë këtë.

Si gjithmonë, këshilla më e mirë është të jeni shumë të kujdesshëm me atë që ndani në internet. Nëse nuk dëshironi që diçka të jetë në internet ose të ndahet përreth, shmangni dërgimin e saj te dikush.

Screenshot blocking is part of a trio of new changes coming to WhatsApp

Edhe njerëzit që ju besoni tani mund të mos jenë aq besnikë në të ardhmen. Dikush mund të ruajë një imazh dhe më pas të përfundojë duke u hakuar vetë. Bllokimi i pamjeve të ekranit në mesazhet që fshihen shton një element të konsiderueshëm sigurie.

Sigurisht, nuk mund të mbështeteni plotësisht në të, prandaj jini gjithmonë të kujdesshëm me kujt po i dërgoni imazhe, video apo edhe tekste. Nëse një imazh është jashtëzakonisht i ndjeshëm, merrni parasysh t’ia tregoni personit në jetën reale ose të gjeni një mënyrë më të sigurt për të përcjellë mesazhin tuaj.

Megjithatë, është ende një ide e mirë të përdorni “View Once” ku mundeni, pasi është më mirë sesa të lini një imazh të hapur përgjithmonë. "View Once është tashmë një mënyrë tepër popullore për të ndarë foto ose media që nuk kanë nevojë të kenë një regjistrim të përhershëm dixhital, – shpjegoi WhatsApp në një postim të ri në blog.

– Tani po aktivizojmë bllokimin e pamjeve të ekranit për mesazhet ‘View Once’ për një shtresë të shtuar mbrojtjeje". Funksioni është aktualisht në testim dhe WhatsApp thotë se do të shfaqet së shpejti".