Transmetuar më 25-08-2022, 18:32

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1285 testime, 375 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 389 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1285 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 375 qytetarë, në këto bashki: 121 në Tiranë, 29 në Lushnje, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin. Janë 3,689 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 73 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 389 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2022) Raste të reja ditore 375 Të shëruar në 24 orë 389 Të shtruar në spitale 19 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1285

Testime totale 1,956,041 Raste pozitive 326,461 Raste të shëruara 319,193 Raste Aktive 3,689 Humbje jete 3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,658 Fier 397 Durrës 282 Vlorë 269 Korçë 252 Elbasan 239 Shkodër 224 Gjirokastër 131 Berat 99 Lezhë 73 Dibër 46 Kukës 19