Transmetuar më 04-09-2022, 07:39

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se sipas informacioneve që ai ka, vetëm dy qytetarë serbë të Kosovës i kanë zëvendësuar targat e tyre ilegale me ato “RKS” dhe se ky fakt e gëzon.

“Pra, jemi shumë mirë. Vlerësimi im është se nuk do të kalojnë mbi 200 në total,” tha Vuçiç, duke shtuar se kjo vetëm konfirmon se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.

“Aktualisht, ky është informacioni i mëngjesit të sotëm, dy qytetarë kanë rënë dakord për ndërrimin e targave. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinës, tjetri jo. Pra jemi mirë…”, ka thënë Vuçiç dje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë sërish thirrje dje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të bëjnë konvertimin e targave të automjeteve.