Transmetuar më 06-09-2022, 11:21

Vaksina e aerosolizuar për Covid-19 autorizohet për përdorim urgjent

Kompania kineze “CanSino Biologics” njoftoi se vaksinës së saj të thithshme COVID-19 i është dhënë autorizimi për përdorim urgjent nga rregullatori më i lartë i barnave në vend, citon noa.al, median “China Daily”.

Doza është një version i aerosolizuar i një vaksine vektori viral me bazë adenovirusi me një injeksion, tashmë në përdorim vendas dhe në mbarë botën. Sipas njoftimit, ajo do të përdoret vetëm si përforcuese.

Convidecia Air, është vaksina e parë e aerosolizuar që miratohet për përdorim publik në Kinë. Të nëntë vaksinat që kanë marrë ose miratimin e kushtëzuar të tregut ose miratimin e përdorimit urgjent nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore deri më tani, jepen në mënyrë intravenoze.

Sipas ekspertëve, një vaksinë e aerosolizuar për COVID-19 është shfaqur si një fushë kërkimore premtuese për shkak të aksesit të lehtë dhe mënyrës unike të stimulimit të mbrojtjes.

Studimi më i fundit i publikuar mbi vaksinat e aerosolizuara tregon se kur jepet si një përforcues, kandidati për vaksinë stimuloi një përgjigje më të fortë të antitrupave te të rriturit plotësisht të vaksinuar sesa një injeksion i inaktivizuar.

Studimi u krye në Kinë dhe u publikua në fillim të gushtit në “medRixv”, një platformë paraprintimi.

Sipas ekspertëve, vaksinat e aerosolizuara të administruara nga goja mund të bëhen një shtesë e vlefshme për grupet ekzistuese të vaksinave SARS-CoV-2.