Transmetuar më 06-09-2022, 18:53

Meksikë-  Pamjet e një disku fluturues që u shfaq menjëherë pas stuhisë, kanë bërë xhiron e rrjetit dhe të mediave në Meksikë, por jo vetëm.

Dhe bëhet fjalë për një disk jo dosido, por me  me një diametër rreth 15 metra.

Seria e imazheve që tregojnë objektin e rrumbullakët prej argjendi kanë shkaktuar bujë pasi ato u shfaqën në Meksikë dhe u shfaqën në TV kombëtar të lajmeve.

Mekaniku i makinave Juan Manuel Sanchez bëri fotot e UFO-ve të cilat u bënë virale pasi ai i shpërndau në Facebook-un e tij.

Ai pretendon se e vuri re objektin ndërsa po përpiqej të bënte foto të një stuhie që po afrohej me celularin e tij.

Fotot e qarta dhe me rezolucion të lartë duket se tregojnë diskun fluturues të UFO-ve i cili del mes reve të errëta dhe më pas zhduket në hapësirë.

Por ndërsa fotot kanë shkaktuar bujë, është e paqartë nëse fotot janë të përpunuara apo pamje të vërteta të një objekti misterioz.

Juan megjithatë i qëndron historisë së tij.

Gruaja e tij dhe një nga komshinjtë gjithashtu pretendojnë se e kanë parë diskun misterioz përpara se të fluturonte në qiell drejt hapësirës.

Kudo nëpër botë njoftohet se kanë parë disqe fluturuese.