
Britani- Mbi 4 miliard njerëz nga e gjithë bota ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.
Por askush nuk e vuri re një merimangë duke u zvarritur mbi një kartolinë në arkivolin e monarkes së ndjerë. E megjithatë një pjesmarrës arriti të fiksojë detajin e rrallë.
Pamjet e insektit që lëvizte në arkivolin e Mbretëreshës u shpërndanë në mediat dhe rrjetet sociale duke marrë me mijëra komente.
Shumë persona e konsiderojnë merimangën si më të famshmen në botë pasi i gjithë fokusi i mediave ka qenë mbi arkivolin e Mbretëreshës dhe rrjedhimisht edhe te merimanga. Disa prej tyre shkruan në rrjetet sociale:
Kushdo që la kartolinën në lulet e mbretëreshës nuk e vuri re, atë që është tani, merimanga më e famshme në botë. Mbretëresha do të ishte e lumtur po ta shihte, ajo e donte Natyrën.
The most famous spider in the world right now. #queensfuneral #QueenElizabethIIMemorial pic.twitter.com/G2sG9VDLjL
— Laura (@deplaurablenull) September 19, 2022