Transmetuar më 28-09-2022, 15:00

Mauro Icardi rikthehet si kryelajm pas ndarjes nga Wanda Nara. Sulmuesi i Galatasaray ka shpërndarë në orët e fundit një histori në Instagram me një shije nostalgjike.

Në të portretizohet një tatuazh me numrin 27, të shoqëruar me germat W dhe M, duke treguar përkatësisht inicialet e emrave të dy ish-bashkëshortëve. Për të kompletuar postimin edhe fjalët e sulmuesit: “Dolce 27”.

Një numër i veçantë për të dy, pasi përfaqëson edhe ditën e dasmës së tyre, e cila u zhvillua më 27 maj 2014 në San Isidro, në prani të vetëm 12 të ftuarve.

Mauro Icardi ditët e fundit ka ndarë disa "screen" nga bisedat me ish-gruan e tij në rrjetet sociale, më pas i ka hequr nga Instagrami dhe i ka zëvendësuar me imazhe ku sulmuesi puth Narën.

Më pas të dy janë shfaqur të buzëqeshur në një video-telefonatë, duke treguar se pavarësisht njoftimit të ndarjes, marrëdhënia e tyre është e mirë.