Transmetuar më 29-09-2022, 11:23

Tiranë- Sot u firmos projekti 6 milion USD i dy satelitëve, Albania1 dhe Albania2. Por kryeministri Rama nuk ndalet me kaq. Pas tyre vijnë dronët Bayraktar dhe do të jenë 6 të tillë.

Lidhur me këtë projekt Kryeministri Rama deklaroi se ‘satelitët do të pasohen nga dronët. Do t’i kompletojmë dhe do të marrim dronë të armatosur. Natyrisht dronët e armatosur janë për rastet ekstreme, kundër terrorizmit apo ndonjë sulmi potencial. Por kanë një tërësi funksionësh në përputhje me satelitët. Duke qenë në dinamikë të vazhdueshme apo duke bërë thellim të të të dhënave. Shumë shpejt do të jenë në dispozicion, proceset janë të tilla që jo gjithmonë i mbyll atëherë kur ti do. Ka procedura burokratike. Nuk ka qenë një proces i lehtë, është diçka që bëhet për herë të parë. Sot jemi me një rezultat poziitiv që na jep mundësinë që ta shikojmë të lehtësuar që prej vitit që vjen, pozicionin tonë në luftën e plotë për kontrollin e territorit’ deklaroi Rama.

Nisur nga deklarimet e mëparshme dronët do të vijnë nga Turqia. Bëhet fjalë për dronët e famshëm Bayraktar.