Transmetuar më 01-10-2022, 08:04

TIRANË- Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë. News31 raporton se dyshja janë bërë prindër të një vajze. Kujtojmë që ata kanë edhe dy djem të quajtur London dhe Roman. Mirëpo ende pritet një konfirmim zyrtar nga Sara dhe Ledioni.

Më herët, Sara theksoi gjatë intervistës për “Më lër të flas” se nuk kanë gjetur një emër për vajzën, madje janë ende në dilemë.

“Unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë”, theksoi Sara.