Transmetuar më 02-10-2022, 12:27

Kretë- Gjyshi rreh mbesën 2 vjeçe, por shpejt përfundon në pranga në polici.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur mesditën e djeshme kur një gjysh 50-vjeçar ndodhej me mbesën e tij 2-vjeçare në një pastiçeri në Chania.

Në një moment klientët e dyqanit kanë parë 50-vjeçarin duke goditur dhe shkelmuar vajzën 2-vjeçare, ndaj kanë lajmëruar policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet përballë autoriteteve.