Transmetuar më 02-10-2022, 23:04

Rrëfimi është bërë për gazetën britanike “The Sun” tek rubrika “Dear Deidre”

E DASHUR DEIDRE: Gjërat nuk po shkonin fare mirë me të dashurin tim prej gjashtë vitesh – dhe tani kuptova se isha shtatzënë.

Nga ai moment gjërat vërtet u përkeqësuan.Në vend që të fliste me mua, ai doli menjëherë me shokun e tij dhe nuk u kthye në shtëpi deri në orët e para të mëngjesit, duke qenë absolutisht nën avujt e alkoolit.

Të nesërmen në mëngjes më njoftoi se do të më çonte për abort, pasi nuk kisha të drejtë t’i diktoja jetën. Unë jam 27 dhe ai 29. Më tha se nuk mund ta detyroja të bëhej baba para se të ishte gati.

Jam sshumë e lënduar dhe konfuze. As unë nuk isha gati të bëhesha nënë, por më vjen keq sepse më tha se po përpiqem ta fus në kurth.

Nuk di çfarë të bëj dhe shqetësohem se gjithsesi nuk do të mund të përballoja një fëmijë vetë. Nuk mund të ndalem së qari.

DEIDRE THOTË: E gjithë kjo do t’ju ketë ardhur si një tronditje e madhe për të dy.

Por ndërsa është mjaft e kuptueshme që i dashuri juaj do të ndihet i frikësuar dhe pa dyshim do të jetë në panik, nuk ka asnjë justifikim për t’ju detyruar të bëni një zgjidhje që nuk jeni dakord.

Keni nevojë për këshilla urgjente të paanshme për t’ju ndihmuar të gjeni atë që është më e mira për ju. Drejtohuni tek organizatat në ndihmë të grave. /noa.al

Rrëfimi: Fjeta me vëllain e burrit të motrës, tani nuk e heq dot nga mendja…