Transmetuar më 06-10-2022, 13:17

Blogerja e njohur, Sara Karaj, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është përballur me disa të papritura në muajin e tetë të pritjes së ëmbël.

Në postimin e gjatë që ndau me ndjekësit e saj, Sara u shpreh se është shtruar me urgjencë në spital, ku e detyrua të kalonte natën në survejim.

Gjithashtu blogerja ka bërë të ditur se tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pret bebin të vijë.

Postimi i plotë:

Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne.

Pas plasjes së ujërave, u detyruam të kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi.

Nuk e kisha menduar që në javën e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatzëni nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjera që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmërisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera janë ne te njëjtën situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nëse je dhe ti duke kaluar te njëjtën situate, nuk je vetëm ti.

Kam ardhur ne nje gjendje te rende emocionale, dhe nuk jam me ashtu 50% fale tyre dhe 50% fale familjes time.

Është një postim totalisht i ndjere, sepse realisht nuk e prisja këtë suport jo vetëm profesional, por edhe emocional nga njerëz te tjerë përveç familjes time.

Ne jemi mire dhe do vazhdojmë te jemi pozitiv dhe ne humor deri kur bebi te na urdhëroje! Ju përqafojmë!