Transmetuar më 22-10-2022, 13:47

Viktimat ishin kushërinjtë Agron Lleshaj 31 vjeç dhe Alban Lleshaj 38 vjeç, rezidentë në Parabiago (Milano)

MILANO – Gjykata e Kasacionit në Itali firmosi epilogun e kalvarit gjyqësor për vrasjen e dyfishtë në zonën e Canegrate në Milano, krim për larje hesapesh që përgjaku natën mes 9 dhe 10 nëntor 2016, kur mbetën të vrarë me trembëdhjetë të shtëna me armë zjarri kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj.

Të premten e djeshme më 21 tetor, u rrëzuan ankesat e Edmond Lleshajt dhe Eduard Nikollit, duke përcaktuar kështu dënimet me përkatësisht njëzet dhe tetëmbëdhjetë vjet heqje lirie.

Avokati Cesare Cicorella, i Edmond Lleshajt, nuk u përfill në aludimin e rrethanave të përgjithshme lehtësuese dhe tha pas vendimit: “Nuk e kuptoj pse e ka refuzuar Gjykata e Lartë, do të lexoj me kujdes arsyet”.

Ekzekutimi i Lleshajve, sipas dosjes gjyqësore erdhi pas përplasjes mes dy fraksioneve shqiptare që merreshin me trafikun e drogës, për ndarje territoresh. Por një klient i kushërinjve i kishte tradhtuar duke iu drejtuar konkurrentëve për blerje ndaj të dy u përballën me Edmondin dhe njerëzit e tij duke i sulmuar.

Grupi i Edmondit reagoi ndaj ofendimit po atë mbrëmje: ata pritën në Morbegno për kalimin e makinës së kushërinjve dhe hapën zjarr. Pasagjeri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kurse drejtuesi i mjetit ka arritur të përshkojë rreth 500 metra dhe më pas është përplasur me një automjet tjetër të parkuar në via Ancona.

Hetimet, të koordinuara nga prokurori publik i atëhershëm i Busto Arsizio Luca Pisciotta, në maj 2017, rezultuan në pesë arrestime. Tre nga të pandehurit, pas vendimit të apelit që vërtetoi atë të gupit Piera Bossi (përveç njërit prej shqiptarëve që përfitoi një vit e tetë muaj ulje dënimi), pranuan apo lejuan që dënimi të marrë formë të prerë. Dy të tjerët morën vendimin final këtë të premte.

I ashtuquajturi kreu i organizatës, Edmond Lleshaj dhe dy vëllezërit, Pjetër Lleshaj dhe Elidon Lleshaj, u dënuan me njëzet vjet heqje lirie. Tetëmbëdhjetë vjet mori Eduard Nikolli dhe gjashtëmbëdhjetë vjet, Fation Stojani. Ky i fundit u shpall i pafajshëm për veprat penale të lidhura me drogën, të cilat u përfshinë për të pandehurit e tjerë.

Sipas hetimit, kushërinjtë e vratë punonin për grupin e Gaspër Lleshaj.

Më 27 mars 2018 në qytetin e Burrelit, uniformat blu kanë vënë në pranga Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues Ulëz të Matit, i cili ndodhej në arrati prej një viti e gjysmë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më konkretisht Stojani akuzohej se në 10 nëntor 2016, në qytetin Conegrat të Milano, Itali, është përfshirë në vrasjen me armë zjarri të dy shqiptarëve, kushërinj mes tyre Agron Lleshaj, 31 vjeç dhe Alban Lleshaj, 38 vjeç.

Vriten dy shqiptarë në Itali