Transmetuar më 26-10-2022, 14:53

Tiranë- Irini Kakacaj, parashikuesja që ka tronditur rrjetet sociale dhe mediat me parashikimet e saj të frikshme ndonjëherë, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Gjatë kohës së “Big Brother VIP”, Irini parashikoi se Bora Zemani do të bashkohej me Donald Veshajn, dhe ashtu ndodhi.

Ditën e sotme ajo bëri deklaratën e fortë ku u shpreh se moderatorja e dashur për publikun është në pritje të ëmbël. Madje Kakacaj tha se beson se ka çun.

Mbetet të presim që të vërtetohen thëniet e fallxhores.