Transmetuar më 04-11-2022, 22:10

Mali i Zi- Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten për fyerje të efektivëve t policisë, shkruan media malazeze Vijesti.

Sipas raportimeve, Gjeloshaj debatoi me policinë malazeze pasi autoritetet vendosën të dërgonin makinën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj. Në atë moment, Gjeloshaj ishte në mjet së bashku me familjen e tij. Situata, sipas Vijesti, është tensionuar dhe ka pasur debat të fortë mes palëve.

Policia nuk e ka komentuar rastin duke thënë se procedurat policore janë në vijim e sipër. Pas përfundimit të hetimeve, do të dalin me deklaratë, shtoi policia.