Transmetuar më 07-11-2022, 11:47

Kosovë- Detaje tronditëse vazhdojnë të mësohen nga azili ‘Orenda’ në Pejë.

Një emision investigativ kamarrë në intervistë babain dhe xhaxhain e dhunueses Aurona Pelaj dhe kanë parë nga afër se çfarë ndodh brenda qendrës në fjalë dhe kanë zhvilluar disa biseda atje, ku më të rëndësishmet ishin biseda me pronarin e qendrës dhe një të moshuar që qëndronte aty.

Baba i Auronës, së bashku me xhaxhain e saj, shprehen se ngjarja ishte mjaft e rëndë dhe përgjegjëse për këtë sipas tyre është 23-vjeçarja. Ata thonë se i kanë kërkuar falje jo vetëm familjarëve të të moshuarës, por edhe mbarë opinionit publik.

Pronari i qendrës u shpreh se nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë kishte ndodhur atje dhe sipas tij ajo që kanë bërë 4 infermieret ka qenë e qëllimshme

“Ajo që e ka marrë me kamera ishte infermiere e licensuar edhe juriste këtu tek ne. Që të bëjnë gjëra të tilla, katër infermiere, katër. Jam mëse i sigurt që e kanë bërë qëllimisht”- thotë Anton Rasaj.

Ndër të tjera, në përgjigje të dëshmisë së Aurona Peljat, mjeku i qendrës “Orenda”, u shpreh se e moshuara nuk ka pasur forcë fizike të dhunojë të tjerët, teksa tha se, “Ajo (Aurona) ka dashur të arsyetojë veprimin e saj”

Nga ana tjetër, të moshuarit të cilët pavarësisht se ishin nën survejimin e rreptë të stafit kur flisnin para kamerave, pranuan se atje mund të ketë pasur raste të tjera dhune dhe se rasti i ndodhur nuk është një rast i izoluar

“Rrimë mirë se kemi frikë. Kemi frikë se na rrahin nëse nuk rrimë mirë. Po u bëmë problem, këtu na kanë në dorë”, shprehet një prej të moshuarave për kamerat

Ajo që bie edhe më shumë në sy shihen gjestet që bën pronari ndërsa ndërhyn kur flasin të moshuarit, duke dashur të tregojë se janë duke folur më shumë seç duhet.