Transmetuar më 07-11-2022, 20:59

ARGJENTINË- Historia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket se nuk dëshiron të dijë fjalën e fundit. Ose ndoshta i leverdis, veçanërisht showgirl-it argjentinas, të mbajë në fije një marrëdhënie që po merr karakter gjithnjë e më grotesk.E kthyer në Itali për të marrë pjesë në programin ‘Dancing with the stars’, Nara dha një intervistë të gjatë për Silvia Toffanin.

Wanda Nara tha të vërtetën e saj, në lidhje me martesën me Mauro Icardin. Nga tradhtia e deri te ndarja, nga flirtimi i supozuar me këngëtarin L-Gante e deri te historia e çekut të bllokuar, sipërmarrësja argjentinase ka rikthyer etapat e marrëdhënies së trazuar: “Kemi dy muaj që nuk jemi bashkë me Mauron, por më parë, duke hyrë këtu po flisja me të. Kemi pesë fëmijë bashkë, ai është shumë i pranishëm edhe me djemtë që kam pasur me ish-bashkëshortin”, ka nisur ajo.

“Unë jam pak e modës së vjetër dhe familja është gjëja më e rëndësishme për mua. E lashë karrierën dhe punën time për t’i dhënë përparësi familjes. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij. Kur filluam të grindemi dhe nuk kishte më qetësi në shtëpi, megjithatë, mendova për qetësinë e fëmijëve dhe thashë mjaft. L-Gante? Ai është thjesht një shok pune, më thirrën për të bërë një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive. Ata shitën gjithçka brenda dy ditësh dhe kështu menaxheri i tij më ofroi videoklipin. Nuk ka asgjë mes nesh”.

Së fundmi, Wanda foli për ndjenjat që ende e lidhin me Icardin: “Çfarë ndjej unë për Mauron? Unë e dua atë, ai është personi më i rëndësishëm dhe ai me të cilin vendosa të rikthehem në lojë në dashuri. Ai e di që unë do të jem gjithmonë atje”, pohoi ajo me besim. Më pas, për rolin e saj si menaxhere e ish-bashkëshortit, ajo ka saktësuar: “Unë jam ende menaxhere e tij. Historia e çekut të bllokuar nuk është e vërtetë. Ndoshta një ditë do të ndodhë, por jo tani. Ndoshta përzierja e jetës private me punën e ka prishur marrëdhënien. E mbylla unë kontratën me Galatasaray”.