
Puthje pasionante, buzëqeshje dhe shikime të zjarrta. Kështu i fotografuan Diletta Leotta dhe Loris Karius paparacët nga fotografët e "Chi".
Dyshja u pa në Miami, ku ndërmorën një arratisje romantike, ndërsa përfituan nga pushimi i kampionateve kombëtare. Siç tregojnë edhe fotot, të dy shijojnë detin dhe motin e mirë.
Ata qeshin, bëjnë shaka dhe nuk mungojnë vërshimet e dashurisë: veçanërisht puthjet dhe përqafimet në ujë. Karius përshkruhet si një djalë i ëmbël dhe mendjehapur.
Pastaj është e pamundur të mos vëresh aq shumë aftësitë e tij fizike, saqë shumë e kanë krahasuar me Can Yaman, partneri i dikurshëm i Dileta, duke e riemëruar atë në "biond Can".
Leotta është lidhur me ish-portierin e Liverpool-it prej rreth një muaji e gjysmë. Dashuria me shikim të parë ndodhi në një takim biznesi në Londër.
I njohur më së shumti si portieri gafave në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, mes Liverpool dhe Real Madridit, tashmë është takuar edhe me Ofelian, nënën e prezantueses së Dazn.