Transmetuar më 24-11-2022, 13:36

Tiranë- Po vazhdon me debate të ashpra seanca parlamentare në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza mbi Opozitën, duke i konsideruar si njerëz që kanë mbajtur rekord për vrasje e grabitje. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama duke cituar Nolin, tha se Opozita me thirrje për mbrojtjen e atdheut duke gjuajtur me gurë qeverinë, por në fakt, janë vetë ata që kërkojnë të ‘shplahen nga gjaku’.

Debati ka degraduar me gjuhë ofenduese nga të dyja palët politike, ndërsa kreu i qeverisë Rama duke cituar vargjet e Nolit, i është drejtuar opozitës duke i cilësuar “gomarica” që vijnë vërdallë.

U recitoi dhe një poezi, ku ndër të tjera tha; “A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë”.

“Këmbë e bufit prapë është thyer dhe kukuvajka ka lëngur

E si luftoni për darën ju o trima, shkulni gozhdën ju mbetet vrima

A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë

Randi bandi vandi, roftë e qoftë Sali Llandi”, ishin disa nga vargjet, ndërsa tha se të hidhen e të mblidhen përpjetë nuk heqin dorë nga investimi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Keni qenë atje duke ironizuar atë parkun tek kompleksi i ministrive që të hapnin gojën, kur u paraqit shumë herë Porti i ri i Porti Romanos, një projekt i qëndisur nga një prej kompanive më të mëdha, holandezi, ne kemi hapur një dritare ku mund të shihet një e ardhme e ndritur por dhe një bashkëpunim me NATO-n, për investim në pjesën ushtarake. Por kur thonë do na lënë pa port tradhëtorët?

E kanë thënë gjithmonë, për portet ankohen ata që s’dinë notë, nuk e them unë, unë thjesht lexoj, ata ju kan njohur e ju kanë parë, jua dinë mirë kokën dhe shpirtin. Por si more do e lëmë pa port, kur e para, puna nis me fazën e parë që është jashtë portit. Aty ku sot ka ferra do ketë plazh. Të gjitha ato do të nisin transferimin, i dinë dhe këta se janë të shkruara në marrëveshje, por tani ndryshon puna se u duket të tërëve me mufo e me çufo. Lodra që japin e marrin si të marrë po u ikën nga duart. Siç e thonë dhe mes tyre, po e bëri dhe këtë Rama, iku Durrësi, nuk e marrin dot më.

Levantinët nuk janë një grusht qesharak por një turme që vetëm duke ushtruar na mëson, sa më tepër të shtrohet numri i tyre aq më tepër përhapet ideali i përcipë. Kushdo që i dëgjon, turren me gurë për të mbrojtur me gurë mëmëdheun dhe thua me vete o Zot si ka mundësi. Habitet njeriu por imzot Noli i njihte.

Citoj, Citoj, për këta të dy, këta njerëz kanë rekordin kurdoherë për vrasje dhe grabitje. Në Shqipëri të re, jo vetëm nderohen por shesin patriotizma, duke menduar se nëse thërrasin ‘rroftë mëmëdheu’, do shplahen nga gjaku i mëmëdheut. Janë të njëtët që si pykë i rrinë mëmdheut. Sa herë vjen një kohë e tillë, njeriu thotë nuk do shplahem do nga gjaku, mirëpo këta thërrasin, me foltore e pa foltore".