
Vizita e kryeministrit Mitsotakis në Shqipëri ishte një fiasko diplomatike dhe konfirmoi dështimin e politikës së jashtme të kësaj qeverie, e cila bazohet tërësisht në PR dhe përpjekje për të krijuar impresionim të njerëzve ”.
Ky është qëndrimi që shpalosi sot Syriza, partia e ish kryeministrit grek Aleksis Tsipras pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, kreu i qeverisë greke.
Vizita në Himarë, Livadh dhe Derviçan u anulua me urdhër të zotit Rama, dhe jo për shkak të pretendimeve të “kushteve të motit” në këto zona”, tha zyrtari opozitar në një deklaratë me rastin e vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri i Shqipërisë u shpreh shprehimisht përpara zotit Mitsotakis: “Shpresoj të gjeni kohë për të vizituar së bashku pakicën kombëtare greke”.
Kështu u konfirmua se vizita në Himarë, Livadh dhe Derviçan u anuluan me urdhër të zotit Rama, dhe jo për gjoja “kushtet e motit” në këto zona.
Në të njëjtën kohë, për fat të keq, nuk u nënshkrua as zotimi për t’iu drejtuar Hagës për përcaktimin e kufirit të ZEE-së, me gjithë daullet e shtypit pro-qeveritar grek, vijon reagimi që citon noa.al.