Transmetuar më 12-12-2022, 09:28

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se është i zhgënjyer nga amerikanët.

Pas mbledhjes së tij me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Vuçiç e qujati Kosovën ‘fëmijë monstër të amerikanëve’.

“Jam i zhgënjyer. E kam kuptuar në mënyrë perfekte dhe e kam pritur. Unë e interpretoj në atë mënyrë që ata (SHBA) e përkundin fëmijën e tyre dhe e mbrojnë fëmijën e tyre shqiptar që kanë bërë. Ata e krijuan monstrën 23 vjet më parë, së bashku me disa vende të tjera dhe e përfunduan atë 14 vjet më pare, në 2008,”- tha Vuçiç.