Transmetuar më 12-12-2022, 19:01

E ndau me të gjithë historinë e ndarjes së tij me Keisin, madje u shpreh se pjesëmarrjen në “BBVK” e shikon si një dritë jeshile për tu pajtuar me ish-partneren e tij.

Nga njëra anë kemi një Stres i cili po i dërgon sinjale Keisit për t’u ribashkuar, nga ana tjetër kemi një Stres që nuk po i shqitet banores tjetër të shtëpisë Gresa Hotit.

Së fundmi në një video në faqen zyrtare të “Big Brother Vip Kosova” në Instagram duken dy banorët shumë të afërt me njëri-tjetrin, me reperin i cili nuk rresht së puthuri modelen.

Më herët po këtë mëngjes, ai i kërkoi Gresës të kombinoheshin me njëri-tjetrin në prime-n e mbrëmjes së sotme të spektaklit.

Në një kohë kur Stresi po i çon sinjale të pafundme ish-partneres së tij Keisit për t’u ribashkuar, nuk e dimë si do i marrë kjo e fundit këto veprime të reperit me banoren e shtëpisë.

Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh. Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.