Transmetuar më 18-01-2023, 16:45

Ky vit i ri që ka filluar do të sjellë me vete shumë gjëra të reja. Edhe sot, astrologu më i famshëm i Italisë bën të ditur se si do të shkojë dita e nesërme dhe si janë pozicionuar yjet dhe planetët shenjë për shenjë.

Këtu janë parashikimet e Paolo Fox për shëndetin dhe dashurinë, publikuar ekskluzivisht në revistën italiane DiPiù, përkthyer nga noa.al.

Dashi: Në dashuri Hëna është në anën tuaj, kjo e enjte pritet të jetë një ditë e mirë për të marrë guxim dhe për t’i thënë gjërat. Hëna ju jep gjithashtu shumë energji dhe pozitivitet, që reflekton për mirë dhe në punë.

Demi: Kjo e enjte 19 pritet të jetë një ditë rikuperimi dhe shumë ndryshime ju presin: një udhëtim i gjatë apo një lëvizje jashtë qytetit, janë në "tavë". Mund ta gjeni dashurinë me të lindurit nën shenjën e Dashit, mbani një sy vigjilent për njerëzit që ju rrethojnë pasi mund të ketë një surprizë.

Binjakët: Jeni të hutuar dhe të lodhur, për çdo vendim prisni të premten datë 20, sepse yjet do të kthehen në favorin tuaj. Edhe në dashuri mos u tregoni shumë debatues, kërkoni kompromis dhe bëjeni këtë me qetësi dhe komunikim.

Gaforrja: Kini kujdes të mos mbyteni nga krenaria e tepërt. Mësoni ta lini mënjanë kur bëhet fjalë për të qenë me njerëzit që ju interesojnë vërtet. Mundohuni të mos e teproni edhe në punë, trupi juaj ka nevojë për pushim.

Luani: Marrëdhënie pozitive me Dashin dhe Shigjetarin, ata janë shoqëruesit më të mirë për ju në dashuri. Kujdes nga gjërat që ndodhin apo ndryshojnë në punë, mos u mbingarkoni. Për shëndetin, duhet të kontrolloni shpinën.

Virgjëresha: Do të jetë një ditë shumë e tensionuar dhe nuk do të keni kohë t’i përkushtoheni dashurisë këtë të enjte 19. Kujdes nga dhimbjet e vogla në pjesë të trupit, mbajini gjithmonë nën kontroll.

Peshorja: Do të jetë një periudhë magjike për ju, sepse në fund të muajit mund të takoni dashurinë e jetës tuaj. Lodhja ndihet, nëse mundeni, hiqni dorë nga disa angazhime dhe pushoni pak.

Akrepi: Jeni në një fazë rikuperimi psiko-fizik, merrni kohën që ju nevojitet. Ka një periudhë interesante në dashuri, por mos merrni vendime para të premtes 27.

Shigjetari: Ndiheni pak më pak të lodhur se dje. Kini kujdes që të mos mbyteni nga puna, sepse keni tendencën të harroni dashurinë. Miqtë tuaj të rinj do t’ju japin ide interesante: kapini ato!

Bricjapi: Shihet të nisni të enjten me nervozizëm, por yjet ju ndihmojnë. Nëse doni t’i thoni diçka partnerit tuaj, t’i rrëfeni një sekret apo të bëni një zbulim intim, kjo e enjte është dita e duhur.

Ujori: Hëna është në anën tuaj dhe ju jep energji të mirë, kujdes nga sëmundjet sezonale sepse një ndikim i dukshëm është afër jush.

Peshqit: Këtë të enjte parashihet të jeni pak nervozë, por deri në mbrëmje gjithçka do të qetësohet. Yjet ju sjellin disa momente paqëndrueshmërie, por nuk do të jetë asgjë serioze. Përdorni këto pasiguri për të reflektuar mbi jetën tuaj dhe zgjedhjet që bëni.