
Opinioni publik në Greqi është tronditur orët e fundit pasi ka dalë në media një denoncim rrënqethës nga një fëmijë katër vjeç për abuzim seksual nga babai 38 vjeç dhe nëna e këtij të fundit.
Për më tepër, skenat filmoheshin nga babai grek, raporton noa.al duke cituar mediat vendase.
Djali ka rrëfyer se babai e ka lënduar me organin gjenital, ndërsa ka shtuar se gjatë kësaj kohe e pranishme ka qenë edhe gjyshja, të cilës i ati i vinte pranga dhe më pas luanin "polici dhe hajduti”.
Vogëlushi është shfaqur i trembur përballë kamerave të vendosura nga psikologët për të regjistruar rrëfimin, dhe tha se nuk i pëlqenin pasi edhe babai i tij e regjistronte kur luanin.
Djali 4-vjeçar ka treguar edhe të tjera skena ku del qartë tmerri dhe tronditja që ka përjetuar.
Ai rrëfeu se gjyshja e tij e kishte puthur në trup gjatë “lojërave” ndërkohë që kishte vendosur një buzëkuq të kuq.
I vogli ka treguar se i lidhnin duart, gojën, madje edhe i vendosnin qese të zezë plastike në kokë.
Nëna e 4-vjeçarit kërkon që të vendoset drejtësia për fëmijën e saj të vogël dhe të zbardhet e vërteta.
"Unë dua që këta monstra të paguajnë për dëmin që i bënë fëmijës tim", tha sot ajo.
Ndërsa nëpërmjet avokates së tij, babai pretendon se gjithçka është gënjeshtër dhe beson se qëllimi është që ish-bashkëshortja t’ia marrë fëmijën.
“Akuzat ndaj klientit tim dhe nënës së tij, të cilat janë bërë publike, janë krejtësisht të rreme. Motivi i paditëses është fyerja dhe diskreditimi i personalitetit të klientit tim, babait të fëmijës, me qëllim që të arrihet largimi prindëror nga të afërmit e familjes së tij atërore dhe kjo sjellje daton që nga koha kur u prish jeta bashkëshortore”, thotë Maria Hatziharisi, avokatja e babait të një 4-vjeçari.
Sipas avokates dhe 38 vjeçarit nën akuzë, në ekspertizën mjeko-ligjore të fëmijës nuk ka dalë asnjë gjurmë dhunimi.
“Kulmi i kësaj sjelljeje mashtruese të nënës ka qenë ankesa për dhunimin e fëmijës nga babai, e cila është tërësisht e rreme, siç ka dalë nga raporti i mjekut kompetent, i cili është kryer menjëherë pas denoncimit, si dhe nga elementë të tjerë që përmban dosja hetimore. Nëna është e vetëdijshme për falsitetin e ankesës së saj”.
Sipas informacioneve, ekspertiza mjeko-ligjore e 4-vjeçarit është kryer më datë 22 korrik 2022.
Nga data 15.06.2022 deri më 02.07.22 fëmija ndodhej në shtëpinë e babait. Dy ditë më vonë, iu bë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila është kryer me shumë vështirësi, pasi 4-vjeçari nuk donte që ta prekte njeri.
Ekzaminimi tregoi si më poshtë:
– Ekkimoza brutale e parakrahut të majtë
– Abrasion në gjurin e djathtë
– Mavijosje në gjurin e majtë
– Ekzaminimi i organeve gjenitale: pa prani të lëndimeve
"Fëmija "e tregoi" babain e tij si përgjegjës"
Për denoncimin foli edhe avokati i nënës së fëmijës, Yiannis Marakakis. Ai tregoi se fëmija, përmes dëshmisë së tij, “tregoi” babain si përgjegjës për abuzimin e tij.
“Ekzaminimi mjeko-ligjor është bërë ndërmjet 15 dhe 20 ditëve pas akteve të raportuara. Në fakt, vonesa ishte e gjatë. Megjithatë, shenjat në duar dhe këmbë ishin evidente të cilat, siç konstatuam, vetë fëmija ia atribuoi gjërave që ndodhnin tek babai. Ai përshkroi se babai i tij i lidhte duart dhe këmbët me shirit kur ata luanin këto ‘lojëra’.
Siç tha Marakakis, ekspertimi mjeko-ligjor i 4-vjeçarit ka qenë i vështirë, pasi i vogli nuk bashkëpunonte.
“Fëmija nuk bashkëpunonte, po bërtiste, donte të largohej”, theksoi avokati.
Ai nuk donte që ta prekte askush, madje as nëna e tij”, shtoi ai.
Lidhur me pretendimin e babait se po bëhet gjithçka për t’i hequr kujdestarinë, avokati tha se "vitin e kaluar, çifti ranë dakord me një vendim gjykate që babai të kishte kujdestarinë e përbashkët".