











Tiranë – Pamjet që shikoni tregojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një përplasje brutale mes automjetesh, duke shkaktuar plagosjen e disa prej tyre, në gjendje serioze.
Përplasja ka qenë e fortë dhe këtë e tregojnë dhe dëmet e shumta që kanë pësuar automjetet. Duket se ka qenë sistemi ‘air bag’ që ka mbrojtur deri diku shoferët dhe pasagjerët.
Policia e kryeqytetit thotë se në aksidentin që raporti më herët noa.al, janë identifikuar të paktën pesë persona të plagosur në shkallë të ndryshme.
Nga të dhënat e para del se mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i rrugës "5 Maji" diku afër Medresesë, pak metra larg qendrës universitare, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të.
Po ashtu janë plagosur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në galeri shikoni pamjet nga ky aksident dramatik. /noa.al