Transmetuar më 13-03-2023, 21:29

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në Janinë, Greqi teksa një baba dyshohet se ka goditur me grusht në kokë vajzën e tij 22-vjeçare, e cila është shtatzënë.

Sikurse raporton noa.al, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, jashtë shtëpisë së tyre.

Noa.al raporton se sipas denoncimit të viktimës, babai i saj me origjinë shqiptare, ka nisur ta shajë keq dhe ta godasë me grusht në kokë dhe ta shtyjë në gjoks.

22-vjeçarja, e cila është në muajin e 6-të të shtatzënisë, është transportuar me autoambulancë në spitalin “Hatzikosta”.

Mjekët thanë se shtatzëna ndodhet nën kujdes spitalore pa u rrezikuar as për veten dhe as për fetusin.

E reja ka bërë padi ndaj babait të saj për fyerje dhe rrahje dhe autori është në kërkim nga policia greke. /noa.al