Transmetuar më 16-03-2023, 11:09

Paraguaji- Prej tre muajsh kishte gëlltitur një sustë metalike e cila i kishte përfunduar më pas në mushkëri! Dhe fëmija ishte vetëm 5 vjeç.

Një fëmije 5-vjeç iu hoq një sustë metalike nga mushkëria e tij, pasi kishte mbetur aty për tre muaj rresht.

Para se prindërit ta çonin te mjeku, 5-vjeçari nga Paraguai vuante nga një kollë e vazhdueshme që nga dhjetori. Ndërsa po kryenin kontrolle të gjera për të kërkuar një shkak të mundshëm, mjekët u shtangën kur gjetën një objekt metalik në mushkërinë e tij të majtë që shfaqej në një rreze x.

Djali u trajtua fillimisht në Spitalin Rajonal De Villarrica dhe më pas u transferua në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të frymëmarrjes për trajtim urgjent. Fëmija tani thuhet se është në një gjendje të qëndrueshme pasi mjekët e hoqën me sukses sustën më 8 mars.

Doktorët thanë se procedura ishte e ndërlikuar për shkak të kohës që objekti i huaj ishte vendosur në mushkëri të djalit, si dhe dëmit që kishte shkaktuar gjatë asaj periudhe. Pavarësisht se susta ka ndikuar në kapacitetin e mushkërive, doktorët thonë se ka të ngjarë të përmirësohet ndërsa djali rritet me kalimin e kohës.

Mjekët iu riktujojnë prindërve se duhet të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e vegjël dhe se duhet t’i çojnë gjithmonë tek mjeku nëse shfaqin një problem të vazhdueshëm.