Transmetuar më 16-03-2023, 16:38

Nafta është ulur me 7 lekë krahasuar me vendimin e kaluar. Ulje ka pësuar dhe çmimi i gazit dhe i benzinës

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

Në vendimin e radhës vihet re një ulje e çmimit të naftës, nga 189 lekë/litër që ishte para dy ditësh, tashmë do shitet 182 lekë/litri.

Po ashtu benzina dhe gazi kanë pësuar ulje, ndërsa do shiten në treg përkatësisht 182 dhe 75 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në mbledhjen e sotme u vendos:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 16 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.